Ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, pati një shkëmbim mendimesh me moderatorin Altin Sulçe gjatë emisionit “Mega Sport” në A2 CNN. Debati në panel u nxit nga lajmet dhe aludimet se Manchester United mund të interesohej për Elseid Hysajn.
Altin Sulçe: Hysaj është 32 vjeç, por këtë javë dëgjuam gjithçka: emri i tij u përmend në lidhje me Manchester United.
Ilir Alliu: Nëse të kujtohet, të telefonova në mesjavë dhe të thashë të mos i futni më emrat në diskutime për klube kaq të mëdha.
Altin Sulçe: Emri i tij u përfol në media si lojtar “free”! Hysaj ka qenë pjesë e Lazios dhe Napolit; çfarë të keqe ka të luajë 30 minuta me Manchester United?! Të duket ndonjë çudi?
Ilir Alliu: Në rrethanat e tanishme nuk shoh ndonjë çudi. Por ka shumë rëndësi nëse Manchesteri të fton si zgjidhje apo sepse nuk gjen lojtarë të tjerë në treg.
Altin Sulçe: Mund ta afrojë Manchesteri sepse është pa kontratë, pra pa ekip. Për më tepër, ka zhvilluar 104 ndeshje me Kombëtaren.
Ilir Alliu: Klube si Manchester United nuk e shqyrtojnë një lojtar me kushtin nëse duhet të paguajnë apo jo. Dhe mos e thuaj më këtë!
Altin Sulçe: Nuk po e them unë, por kjo çështje është diskutuar në media gjatë kësaj jave.
Ilir Alliu: Ore, rrugës mund të dëgjosh çfarëdo lloj gjëje.
Altin Sulçe: Po Napoli si të duket ty? Ai ka bërë 300 ndeshje në Serie A.
Ilir Alliu: Ky është sukses i Hysajt dhe nuk ia heq asnjë presje.
