Real Madridi dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku mbretërit fituan me rezultat 3-2 në El Clasicon e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.
Katalunasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke gjetur rrjetën që në rastin e parë.
Zhvillohej minuta e gjashtë kur Raphinha harkoi në zonë dhe gjeti Andreas Christensen, i cili ke kokë shënoi për 1-0.
Luka Modric tentoi të barazojë, ndërsa Lamie Yamal të shtojnë epërsinë, por asnjëri nuk ishte i saktë.
Në minutën e 16-të, Pau Cubarsi ndali në zonë Lucaz Vazquezin, për të akorduar penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Vinicius Junior që mposht Andre ter Stegenin për 1-1.
Barcelona u lëshua në sulm dhe u duke sikurse shënoi, kur Yamal devijoi një top drejt porte, por që Andriy Lunin ishte në vijën e portës dhe largoi topin. Pasi i rishikua në VAR, gjyqtarët vendosën që topi nuk e ka kaluar vijën.
Në fund të pjesës së parë, Ilkay Gundogan, tentoi nga një goditje dënimi, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Plot 15 minuta të pjesës së dytë ishin të qeta dhe pa raste, ku një tentim të plogësht e kishte Fermin Lopez, por larg jashtë porte.
Në minutën e 69-të, Barcelona mori epërsinë, kur Fermin Lopez nga afër shënoi për 2-1.
Por nuk vonoi shumë dhe mbretërit kthyen baraspeshën në rezultat, kur Vinicius asistoi te Vazquez, i cili me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës arriti të shënojë për 2-2.
Braziliani në fortë ka mundur të shënojë golin e dytë në minutën e 78-të, por nga kundërsulmi i shpejtë, gjuajtja e tij u ndal nga Ter Stegen.
Real Madrid është shumë afër titullit pasi që ka 81 pikë, 11 më shumë se Barcelona që ka 70 pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.
sport,BARCELONA,la liga,real madrid , BARCELONA,la liga,real madrid