Pas shkëmbimit të deklaratave mes Ilkay Gündogan dhe Ronald Araujo, janë kthyer disa nga zënkat dhe diskutimet më interesante mes shokëve të skuadrës ndër vite.
Gjermani ishte kritik ndaj lojës së ekipit të tij në ndeshjen e dytë kundër PSG, ku mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq.
Mesfushori tha se Araujo është dashur të perceptonte më mirë aksionin.
Araújo u përgjigj duke thënë: “Unë preferoj të mbaj për vete atë që mendoj. Kam kode dhe vlera që besoj se duhen respektuar”.
Por kjo nuk është e vetmja, madje në mesin e tyre ka edhe nga ato që kanë ndodhur së fundmi.
Më poshtë disa nga situata më interesante mes bashkëlojtarëve, ku në tri raste në mesin ishin edhe femrat.
Neymar dhe Kylian Mbappe
Dyshja kishin marrëdhënie shumë të mira në fillim, por me kalimin e viteve ato u zbehën. Lojtari brazilian komentoi së fundmi një botim që lavdëronte lojtarin francez, duke e ofenduar yllin e PSG-së.
Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney
Mosmarrëveshja e tyre vjen nga një ndeshje Portugali-Angli në Kupën e Botës 2006, ku anglezi u zemërua shumë me paraqitjen e Cristiano Ronaldos, i cili i bëri presion gjyqtarit për ta larguar Rooneyn nga loja, ku pastaj i shkeli syrin stolit të tij. Që atëherë, marrëdhënia e tyre ishte katastrofike.
De Bruyne dhe Thibaut Courtois
Ka pasur një problem mes këtyre dy shokëve të skuadrës. E dashura e Kevin De Bruyne ka pasur një marrëdhënie paralele me portierin aktual të Real Madridit. Duke qenë se mesfushori ishte në dijeni të situatës, marrëdhënia mes të dy futbollistëve ka qenë inekzistente.
Franck Ribery dhe Arjen Robben
Dy yjet e Bayern Munichut kishin më shumë se vetëm fjalë në dhomat e zhveshjes në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në vitin 2012. Diskutimi filloi në fushë. Ribery donte të bënte një goditje dënimi që Robben preferoi ta bënte Kross. Sipas Bild, francezi madje e goditi Robbenin në fytyrë gjatë pushimit.
Puyol dhe Vicente
Shokët e skuadrës me Kombëtaren spanjolle u përfshinë në zënëkë në stërvitje pasi qendërmbrojtësi katalanas goditi me shkelm lojtarin e Valencias.
Alvaro Arbeloa dhe Iker Casillas
“Në fillim të vitit 2013 ishte kur humbëm marrëdhënien tonë, përpara goditjes që më lëndoi”, ka thënë portieri në atë kohë. Duket se ishte e lidhur me atmosferën e krijuar në dhomat e zhveshjes në kohën e Jose Mourinhos.
Mauro Icardi dhe Maxi López
Dy argjentinasit u takuan në Sampdoria. Wanda Nara ishte gruaja e Maxi López në atë kohë, ku Icardi filloi një lidhje me të ndërsa partneri i saj ishte ende në martesë.
Më pas, marrëdhënia e Icardit dhe Wandës ka pasur shumë ulje-ngritje, ndërsa në anën tjetër Lopez shpesh e ka sulmuar Icardin.
John Terry dhe Wayne Bridge
Ndërsa ata ndanin fanellën e Chelseat, Terry dyshohet se kishte një marrëdhënie me partneren e shokut të tij të skuadrës, Vanessa Perroncel.
Cole Palmer, Madueke dhe Nico Jackson
Lojtarët e Chelseat u grindën se kush do të ekzekutonte një penallti pak ditë më parë, duke lënë një imazh të keq dhe fëmijëror. Palmer e konvertoi penalltinë në gol dhe Jackson nuk donte as ta festonte golin.
Almunia dhe Lehman
Portieri spanjoll deklaroi se e urrente portierin gjerman. Lufta për të qenë titullar për Arsenalin e Arsen Wengerit shkatërroi marrëdhëniet e tyre.
sport,zenkat e lojtareve , zenkat e lojtareve