Mbrëmjen e nesërme dot ë rikthehen emocionet e Champions League. Ky kompeticion ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’ të tij, teksa 8 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e çerekfinaleve për ë siguruar më pas 4 prej tyre kalimin në fazën tjetër të Champions.
Një “finale” e parakohëshme është sfida mes PSG-së dhe Barcelonës.
Si katalanasit ashtu edhe parizienët kanë si synim t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticione, për të tentuar finalen e madhe dhe trofeun prestigjioz.
Në prag të kësaj përballje ka folur Kylian Mbappe. Sulmuesi francez paralajmërin spanjollët, teksa thekson se është gati më shumë se kurrë për këtë përballje.
Ndër të tjera u bën të ditur se tashmë është momenti i lojtarëve të mëdhenj për të treguar vetën e tyre në sfida të këtij niveli.
“Është momenti i lojtarëve të mëdhenj, jam gati dhe shumë i përgatitur. Si gjithnjë do të jem aty dhe nuk do të fshihem. Çdo vit kjo fazë e sezonit shërben për të “zgjuar” skuadrën.
Në fund të prillit do të kuptojmë nëse është një sezon negativ apo pozitiv. Jam i sigurt se skuadra do të japë gjithçka, pastaj rezultati është në dorën e Zotit”, ka theksuar sulmuesi francez.
sport,BARCELONA,champions league,Kylian Mbappe,Ligue 1,PSG , BARCELONA,champions league,Kylian Mbappe,Ligue 1,PSG