Kush e fiton Euro 2024?” – Philip Lahm tradhëton Gjermaninë: “Është e thjeshtë, Franca

Lajme

Pak muaj na ndajnë nga nisja e kampionatit Europian. Tifozët mezi presin të shikojnë skuadrën e tyre në luajë në Gjermani.

Të gjithë tashmë kanë në mendjen e tyre se kush është favorite për të fituar këtë turne.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, beson se Franca është favorit për të fituar Kampionatin Evropian. Madje nuk ka dyshime se “Gjelat” do të ngrejnë lart trofeun.

“Kush është favoriti? Franca. Është e thjeshtë, ata kanë 40 lojtarë shumë të talentuar,” ka deklaruar Lahm për “L’Equipe”, duke zgjedhur francezët para Gjermanisë.

Kujtojmë se Franca ndodhet në grupin D bashkë me Holandën, Austrinë dhe me fituesin e çiftit mes Uellsi-Poloni që do të luhet në mbrëmje.

Euro 2024 do të startojë më 14 qershor dhe finalja do të luhet më 14 korrik.



sport,Euro 2024,Kombetarja e Frances,Philip Lahm , Euro 2024,Kombetarja e Frances,Philip Lahm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *