Tirana u ndal në barazim 1-1 me Egnatian, takim i vlefshëm për javën e 27-të tëë Superiores. Një barazim që i lë bardheblutë jashtë “Final – Four”, pasi tashmë në vendin e 4-të ndodhet Skënderbeu.
Gjtihsesi në kryeqytet nuk kanë kohë për të humbur dhe Erbin Fagu do të nisë menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. Tirana do të luajë ndaj Dinamos, sfidë e vlefshme për javëne 28-të të kampionati, e cila është edhe sfida e para e fazës së 4-të.
Për këtë takim Fagu bëhet me “dhimbje koke” pasi do të vuajë mungesën e një prej titullarëve të skuadrës. Erjon Hoxhallari humbet derbin për shkak kartonësh. Kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Egnatias dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4 të tyre, duke humbur mundësinë të japë kontributin e tyre ndaj dinamovitëve. /newsport.al/
sport,Dinamo,Superiore,tirana , Dinamo,Superiore,tirana