Evertoni ka marrë një lajm të madh pas apelit për heqjen e 10 pikëve.
Skuadra bardhekaltër ishte dënuar në fillim të sezonit me minus 10 pikë, por pas ankesës dënimi është zbutur.
Liga Premier ka marrë vendim që dënimi të zbutet në minus gjashtë pikë dhe ky është një lajm i madh për Evertonin.
Everton tani ka ndryshuar edhe pozitën në tabelë pasi është ngritur në pozitën e 15-të me 25 pikë të grumbulluara.
Kësisoj ata kanë lënë mbrapa skuadrat si Brentford dhe Nottingham Forest, derisa tani kanë gjasa më të mëdha për t’iu shmangur rënies nga Premier Liga. /Telegrafi/
sport,Everton,Premier League , Everton,Premier League