Katari organizoi një spektakël futbolli të quajtur Hope For Charity, në të cilin shumë yje nga bota e futbollit, si dhe nga industria e argëtimit, luajtën për ekipet e quajtura Team AboFlah dhe Team Chunkz.
Emri më i madh në fushë ishte ish-fituesi i Topit të Artë, Ricardo Kaka, që ka bërë karrierë te Milani dhe Real Madridi.
Kjo nuk i bëri përshtypje YouTuberit dhe influencues iShowSpeed, i cili gjithashtu pati mundësinë të luante në këtë ndeshje.
Amerikani që u bë i famshëm duke bërë intervista me lojtarë të njohur, ishte gati ta lëndonte rëndë legjendarin Kaka.
Braziliani e mori topin drejt portës në një veprim, dhe më pas Speed erdhi nga pas me një shpejtësi duke vrapuar rreth njëzet metra dhe rrëshqiti drejt e në këmbët e brazilianit.
🚨GRAVE: Streamer IShowSpeed dá entrada em Kaká durante partida beneficente, gerando controvérsia.
Ex-jogador demonstra descontentamento com a atitude.pic.twitter.com/PxOOIKCVwN
— Treta News (@TretaNewsBR) February 23, 2024
sport,ishowspeed,kaka , ishowspeed,kaka