Bayern Munich nuk po kalon një moment aspak të mirë në këtë sezon, me bavarezët që duken larg titullit kampion pas 12 vitesh. Kampionët aktualë ndaj Bochum morën humbjen e 3-të rresht.
Por pavarësisht kësaj, Thomas Tuchel është konfirmuar të paktën momentalisht në krye të skuadrës, por sërish situata nuk ëhstë e qetë as në dhomat e zhveshjes. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se te bavarezët ka përplasje dhe se senatorët janë kundër trajnerit gjerman.
Pas humbjes së fundit në kampionat, Joshua Kimmich u përplas ashpër me ndihmësin e Tuchel, Zsolt Loë, ku vetëm ndërhyrja e kapitenit Manuel Neuer bëri që mes të dyve të shmangej një sherr me duar.
Përveç Kimmich, edhe Muller, Goretzka e De Ligt nuk kanë raporte të mira me trajnerin Tuchel, që duket se ka humbur tërësisht kontrollin në dhomat e zhveshjes dhe nëse shkarkimi nuk erdhi këtë fundjavë, mund të vijë në të ardhshmen në rast të një tjetër rezultati negativ.
sport,Bayern Munich,Bundesliga,Thomas Tuchel , Bayern Munich,Bundesliga,Thomas Tuchel