Interesimi i skuadrës italiane Lecce për sulmuesin shqiptar Rey Manaj ka ardhur menjëherë pas ndarjes së tij me Sivassporin.
Largimi i Manajt nga klubi turk u zyrtarizua ditët e fundit, një vendim i papritur që erdhi si pasojë e problemeve me pagesat.
Aktualisht lojtar i lirë, sulmuesi i kombëtares shqiptare është gati të nisë një kapitull të ri në karrierë.
Mediat raportojnë se Lecce, ekip që militon në Serie A, e ka vënë në shënjestër sulmuesin kuqezi.
Vetë Manaj e shikon me dëshirë mundësinë e një transferimi të tillë, duke qenë se e njeh mjaft mirë kampionatin italian, pas eksperiencave të mëparshme me Interin, Pisan dhe Pescarën.
