La Liga

VIDEO/ Gjuajtja spektakolare e Bellingham mahnit edhe Ernest Gjokën

Real Madrid, nën drejtimin e Jose Mourinhos, triumfoi me rezultatin bindës 5-… ndaj PSV-së në fazën e grupeve të Champions League. Skuadra madrilene e nisi pjesën e dytë në disavantazh, pasi Perisic kishte kaluar përkohësisht ekipin holandez në avantazh. Megjithatë, pas pushimit, “Galaktikët”…

VIDEO/ Gjuajtja spektakolare e Bellingham mahnit edhe Ernest Gjokën

Real Madrid, nën drejtimin e Jose Mourinhos, triumfoi me rezultatin bindës 5-… ndaj PSV-së në fazën e grupeve të Champions League.

Skuadra madrilene e nisi pjesën e dytë në disavantazh, pasi Perisic kishte kaluar përkohësisht ekipin holandez në avantazh. Megjithatë, pas pushimit, “Galaktikët” shpalosën potencialin e tyre ofensiv, ndërsa hyrja e Jude Bellingham në fushë ndikoi ndjeshëm në dominimin e Realit ndaj kundërshtarit.

Në minutën e 60-të, mesfushori anglez realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Pas një kontrolli perfekt të topit, Bellingham lëshoi një goditje të fuqishme dhe të pakapshme.

Momenti spektakolar i lojtarit anglez është publikuar në “story” edhe nga trajneri shqiptar Ernest Gjoka. Tekniku 56-vjeçar ka fituar çdo trofe në Shqipëri, ndërsa gjatë drejtimit të Kukësit vendosi një rekord në sezonin 2016-2017: vetëm një humbje në 36 javë kampionat, disfatë që erdhi në ndeshjen e fundit. Një arritje që askush tjetër nuk e ka përsëritur.

Gjoka është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan dhe analizon me vëmendje skemat taktike të përdorura nga skuadrat e mëdha apo nga trajnerët që arrijnë t’i befasojnë kundërshtarët.