Superliga e Kosovës pa ndeshje të shtunën, ja kalendari i xhiros së 15-të

Java e 15-të e Superligës së Kosovës nuk do të ketë asnjë përballje të shtunën, pasi takimet e planifikuara për atë ditë janë shtyrë për shkak të festës së 28 Nëntorit. Ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen të premten, të dielën dhe të hënën. Programi nis të premten me sfidën Malisheva – Llapi,…

Superliga e Kosovës pa ndeshje të shtunën, ja kalendari i xhiros së 15-të

Java e 15-të e Superligës së Kosovës nuk do të ketë asnjë përballje të shtunën, pasi takimet e planifikuara për atë ditë janë shtyrë për shkak të festës së 28 Nëntorit.

Ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen të premten, të dielën dhe të hënën.

Programi nis të premten me sfidën Malisheva – Llapi, ndërsa të dielën do të zhvillohen përballjet Gjilani – Drita dhe Feronikeli ’74.

Dy takimet e fundit të javës, Drenica – Vushtrria dhe Dukagjini – Ballkani, janë caktuar për të hënën.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00, me përjashtim të duelit në Gjilan, i cili do të fillojë në orën 16:00.