Bundesliga

Pas kritikave për deklaratat mbi Musialan, drejtori i Bayern Munichut sqaron qëndrimin

Jan-Christian Dreesen, drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, ka sqaruar qëndrimin e tij për Jamal Musialan. Deklaratat e mëparshme për gjendjen shëndetësore të mesfushorit gjerman dhe mundësinë e uljes së pagës së tij kishin nxitur reagime të ashpra në botën e futbollit, veçanërisht nga FIFPro.…

Pas kritikave për deklaratat mbi Musialan, drejtori i Bayern Munichut sqaron qëndrimin

Jan-Christian Dreesen, drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, ka sqaruar qëndrimin e tij për Jamal Musialan. Deklaratat e mëparshme për gjendjen shëndetësore të mesfushorit gjerman dhe mundësinë e uljes së pagës së tij kishin nxitur reagime të ashpra në botën e futbollit, veçanërisht nga FIFPro.

Dreesen tha se Musialas duhet t’i jepet kohë të rikuperohet plotësisht dhe të rifitojë formën e tij më të mirë. Sipas tij, për këtë çështje është thënë gjithçka e nevojshme dhe tani lojtari duhet të lihet të luajë pa nxitim. Ai u shpreh i kënaqur që Musiala ishte në fushë të premten, siç ishte planifikuar, dhe shprehu shpresën që të kthehet në formën e mëparshme.

Drejtuesi i Bayernit pranoi shqetësimin e tifozëve, duke theksuar se çdo lojtar i klubit është pjesë e familjes së tij dhe se Jamali është një prej tyre. Ai tha se pikërisht për këtë arsye klubi po kujdeset për futbollistin.

Megjithëse reagimet i konsideroi të pritshme, Dreesen u shpreh i befasuar nga qëndrimi i FIFPro-s. Ai vuri në dukje se kjo sindikatë e futbollistëve nuk është e përfaqësuar në Gjermani.

Dreesen këmbënguli se nuk ka ndryshuar mendim për detyrën e klubit që t’i sigurojë Jamalit kohën e nevojshme për rikuperim dhe rikthim në formën e dikurshme. Njëkohësisht, ai theksoi se drejtuesit kanë përgjegjësi edhe ndaj vetë klubit.

Në përfundim, ai tha se Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge kanë shprehur të njëjtin qëndrim, megjithëse me thekse të ndryshme, dhe se e konsideron atë të drejtë.