Klubi i Sopotit ka bërë të ditur emërimin e Lorenc Pashjas si trajnerin e ri të skuadrës, vetëm një ditë pasi Rraman Hallaçi u largua nga drejtimi i ekipit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi librazhdiot i ka uruar mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i ka besuar atij drejtimin e skuadrës.
“Klubi i Futbollit Sopoti ka kënaqësinë të njoftojë se Lorenc Pashja është trajneri i ri i ekipit tonë. Mirë se erdhe në shtëpinë tonë, profesor. Të gjithë së bashku, për ngjyrat jeshile-bardhë, së bashku do t’ia dalim për objektivat që ka klubi jonë.
Suksese Lorenc!”, shkruhet në postimin e klubit të Sopotit.
Pas 11 javësh në Kategorinë e Parë, Sopoti ka grumbulluar 7 pikë dhe renditet në vendin e parafundit në tabelë.
