Pjesa e parë e përballjes mes Flamurtarit dhe Bylisit, e luajtur në kuadër të javës së 11-të të Kategorisë së Parë, përfundoi 1-1.
Skuadra ballshiote kaloi në avantazh në minutën e 15-të me golin e Vierës, ndërsa Pjeshka barazoi rezultatin pesë minuta më vonë.
45 minutat e para u shoqëruan me përplasje të forta dhe emocione, por asnjëra skuadër nuk arriti të shkëputej në rezultat.
