Ditmar Bicaj, ish-futbollist dhe aktualisht trajner, foli në emisionin “Mega Sport” në A2CNN për lojtarin që mund të zërë vendin e kapitenit Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes së Kombëtares.
Sipas Bicajt, Gabriel Ramaj është zgjedhja ideale për këtë rol. Ramaj është pjesë e Shqipërisë U21 dhe luan me Atalanta U23 në Serie C.
Bicaj tha se Ramaj është gati të zëvendësojë Gjimshitin, duke vlerësuar fizikun dhe personalitetin e tij. Sipas trajnerit, ai i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për këtë detyrë.
