Cristian Shpendi po kalon një sezon të shkëlqyer, me 9 gola të shënuar në 10 ndeshje. Sulmuesi i Cesenës ka spikatur në fushë dhe paraqitjet e tij në Serie B, liga e dytë më e rëndësishme në Itali, janë vlerësuar pozitivisht.
Tre ditë pas suksesit 2-0 të Cesenës në transfertë kundër Veronës, ku edhe realizoi gol, Shpendi reagoi përmes një postimi në Instagram.
“Fitore e rëndësishme, të vazhdojmë kështu”, shkroi ai pas ndeshjes. Interesi dhe vlerësimi për Shpendin janë të kuptueshëm, pasi sulmuesi shihet si një futbollist me perspektivë dhe potencial të madh, si në Itali, ashtu edhe në Kombëtaren shqiptare.
