Serie A

Trabzonspori vendos vlerën e kartonit të Ernest Muçit

Forma e mirë e Ernest Muçit me Trabzonsporin ka bërë që disa klube evropiane të interesohen për shërbimet e tij. Roma, skuadër e Serie A, thuhet se e ndjek prej kohësh futbollistin shqiptar dhe e konsideron një përforcim të përshtatshëm për repartin ofensiv. Trajneri Gianpiero Gasperini synon ta…

Trabzonspori vendos vlerën e kartonit të Ernest Muçit

Forma e mirë e Ernest Muçit me Trabzonsporin ka bërë që disa klube evropiane të interesohen për shërbimet e tij.

Roma, skuadër e Serie A, thuhet se e ndjek prej kohësh futbollistin shqiptar dhe e konsideron një përforcim të përshtatshëm për repartin ofensiv.

Trajneri Gianpiero Gasperini synon ta afrojë Muçin gjatë merkatos së janarit, ndërsa klubi italian po përgatit një ofertë për kartonin e tij.

Trabzonspori, nga ana e tij, ka përcaktuar shumën që kërkon për ta lënë të largohet: të paktën 20 milionë euro.

Muçi është nën kontratë me klubin turk deri në vitin 2029. Në sezonin aktual, ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Përpara se të transferohej te Trabzonspori, Muçi luajti në Turqi edhe për Beshiktashin, ku u bashkua pasi u largua nga Legia e Varshavës.