La Liga

Barcelona do të luajë pa Yamal në ndeshjen e Championsit

Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut, që do të luhet në Azerbajxhan. Ndeshja Sabah–Barcelona, e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës, është programuar të mërkurën në orën 18:45. Klubi katalanas bëri të ditur të hënën se…

Barcelona do të luajë pa Yamal në ndeshjen e Championsit

Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut, që do të luhet në Azerbajxhan.

Ndeshja Sabah–Barcelona, e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës, është programuar të mërkurën në orën 18:45.

Klubi katalanas bëri të ditur të hënën se Yamal nuk do të udhëtojë me skuadrën. Ai pësoi një lëndim në takimin e kampionatit, ku Barcelona mposhti Villarrealin 3:2.

Futbollisti ka shqetësime të lehta në kyçin e këmbës, por pritet të jetë gati në fundjavë për përballjen e La Ligës me Deportivo La Corunan.

Yamal, 19 vjeç, ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë po aq asistime në 17 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat.

Pas katër xhirove në Champions, Barcelona ka grumbulluar 9 pikë, ndërsa Sabahu ka vetëm një fitore dhe gjashtë pikë më pak.