Serie A

Behrami sulmon Spence pas barazimit me Atalantën: U soll si yll Hollywood-i

Pas barazimit spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, ish-futbollisti kosovar Valon Behrami ka shprehur kritika të forta për mbrojtësin anglez Djed Spence. Behrami, i cili punon aktualisht si analist në televizionin sportiv DAZN, vlerësoi paraqitjen e Spence në futbollin italian, duke kundërshtuar mënyrën…

Behrami sulmon Spence pas barazimit me Atalantën: U soll si yll Hollywood-i

Pas barazimit spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, ish-futbollisti kosovar Valon Behrami ka shprehur kritika të forta për mbrojtësin anglez Djed Spence.

Behrami, i cili punon aktualisht si analist në televizionin sportiv DAZN, vlerësoi paraqitjen e Spence në futbollin italian, duke kundërshtuar mënyrën se si lojtari është perceptuar.

“Spence është një lojtar ndihmës, por është paraqitur sikur të ishte ylli që të gjithë po e prisnin. Më është dukur si një aktor i Hollywood-it. Këtu nuk jemi në NBA, ku argëtimi ka më shumë rëndësi sesa rezultati”, deklaroi Behrami.

Pavarësisht kritikave, ish-mesfushori pranoi se mbrojtësi ka bërë hapa përpara në ndeshjet e fundit dhe po përpiqet të rikthehet në formën e duhur.

Sipas Behramit, Spence duhet ta tregojë me paraqitjet e tij në fushë nivelin që pretendon se zotëron.