Kyan Anderson rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, zyrtarizohet te KB Peja

Playmaker-u amerikan Kyan Anderson është rikthyer në Superligën e Kosovës, por kësaj radhe do të veshë ngjyrat e KB Pejës, me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij edicioni. Klubi pejan e ka bërë tashmë prezantimin zyrtar të basketbollistit, i cili pritet të zbresë në parket…

Kyan Anderson rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, zyrtarizohet te KB Peja

Playmaker-u amerikan Kyan Anderson është rikthyer në Superligën e Kosovës, por kësaj radhe do të veshë ngjyrat e KB Pejës, me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij edicioni.

Klubi pejan e ka bërë tashmë prezantimin zyrtar të basketbollistit, i cili pritet të zbresë në parket që në ndeshjet e kësaj fundjave.

Me gjatësi prej 180 centimetrash, Anderson konsiderohet një përforcim me peshë për ekipin, falë eksperiencës së gjerë ndërkombëtare që ka grumbulluar, përfshirë edhe njohjen e mirë të kampionatit kosovar.

Gjatë sezonit të kaluar ai ishte pjesë e Bashkimit, ndërsa në vitin 2019 me fanellën e Sigal Prishtinës arriti të fitojë tripletën vendëse — titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Në karrierën e tij ai ka luajtur gjithashtu në kampionate si ai belg, gjerman, francez, lituanez dhe turk, teksa në edicionin e fundit regjistroi mesatarisht 15 pikë, 3 kërcime dhe 8 asistime për takim.

Peja po kalon një moment të vështirë me shtatë humbje radhazi dhe aktualisht mban vendin e gjashtë në renditje me 11 pikë. Sfida e radhës për ekipin është të shtunën ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës.