Kombëtaret

Xherdan Shaqiri rikthehet te gjesti i shqiponjës ndaj Serbisë dhe shpjegon arsyet e atij veprimi

Xherdan Shaqiri ka folur sërish për festimin e tij të njohur me simbolikën e shqiponjës në takimin mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës 2018, duke risjellë në kujtesë emocionet dhe tensionet që e përcollën atë moment. Ish-futbollisti shqiptar theksoi se e gjithë ngjarja u zhvillua në një…

Xherdan Shaqiri rikthehet te gjesti i shqiponjës ndaj Serbisë dhe shpjegon arsyet e atij veprimi

Xherdan Shaqiri ka folur sërish për festimin e tij të njohur me simbolikën e shqiponjës në takimin mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës 2018, duke risjellë në kujtesë emocionet dhe tensionet që e përcollën atë moment.

Ish-futbollisti shqiptar theksoi se e gjithë ngjarja u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, me provokime para dhe gjatë ndeshjes, ndërsa shtoi se për të rëndësi kishte triumfi sportiv dhe jo ai politik.

Sipas tij, mediat kanë shkruar mjaft për këtë çështje. Ai kujtoi se provokimet kishin nisur para përballjes dhe kishin vijuar edhe gjatë saj, ndërsa për të ishte thelbësore fitorja në fushë, jo në politikë, edhe pse më vonë çështja mori një dimension politik.

Shaqiri e pranoi se festimi kishte qenë një reagim i momentit, i ndikuar nga ato që ishin shkruar dhe nga provokimet e ndodhura. Ai vlerësoi se të gjithë e kishin tepruar në atë situatë, përfshirë edhe mediat.

Ai përmendi edhe Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin, të cilët bënë të njëjtin gjest të shqiponjës, duke theksuar se emocionet në atë çast ishin të jashtëzakonshme. Sipas Shaqirit, shumë zviceranë nuk e kuptonin dhe nuk e njihnin historinë që qëndronte pas atij veprimi, si dhe arsyen pse ai, Graniti dhe Stephani kishin zgjedhur atë gjest.

Megjithatë, Shaqiri beson se sot një veprim i tillë nuk do të kishte të njëjtën peshë dhe nuk do të konsiderohej aq i rëndë sa në atë kohë. Ai përfundoi se tani ky gjest nuk do të shihej më si diçka kaq serioze.