Superiore

Mehmeti debuton me Pogradecin, 12 skuadra zbresin në fushë për Kupën e Shqipërisë

Sot në orën 13:00 kanë nisur gjashtë takimet që mbyllin raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Vëmendjen më të madhe e tërheqin sfidat mes Pogradecit dhe Kukësit, si dhe ajo mes Bylisit dhe Besëlidhjes. Dritan Mehmeti debuton te liqenorët pikërisht përballë verilindorëve. Gjithashtu, Flamurtari i…

Mehmeti debuton me Pogradecin, 12 skuadra zbresin në fushë për Kupën e Shqipërisë

Sot në orën 13:00 kanë nisur gjashtë takimet që mbyllin raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Vëmendjen më të madhe e tërheqin sfidat mes Pogradecit dhe Kukësit, si dhe ajo mes Bylisit dhe Besëlidhjes. Dritan Mehmeti debuton te liqenorët pikërisht përballë verilindorëve. Gjithashtu, Flamurtari i Kërnajës sfidon Butrintin e Sarandës, ndërsa Iliria përballet me Luftëtarin.

Nga ana tjetër, Besa e Kavajës kërkon të sigurojë kualifikimin përballë Korabit, teksa Kastrioti i Fushë Krujës luan kundër Eagle Football. Më poshtë po ndiqni rezultatet në kohë reale dhe golashënuesit për çdo ndeshje.

LIVE:

Kastrioti 0-0 Eagle Football

Besa 0-0 Korabi

Iliria 0-0 Luftëtari

Pogradeci 0-0 Kukësi

Flamurtari 0-0 Butrinti

Bylis 0-0 Besëlidhja