Superiore

Partizani përgatitet për Vllazninë, Karoglan vendos theksin te detyrat individuale

Partizani ka përfunduar seancën stërvitore të ditës, teksa klubi ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga puna e ekipit. Në to vihet re qartë përqendrimi i futbollistëve në ushtrimet e përcaktuara nga trajneri Mislav Karoglan. Të kuqtë do të ndeshen me Vllazninë më 21 nëntor, në stadiumin “Air…

Partizani përgatitet për Vllazninë, Karoglan vendos theksin te detyrat individuale

Partizani ka përfunduar seancën stërvitore të ditës, teksa klubi ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga puna e ekipit. Në to vihet re qartë përqendrimi i futbollistëve në ushtrimet e përcaktuara nga trajneri Mislav Karoglan.

Të kuqtë do të ndeshen me Vllazninë më 21 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, me fillim në orën 18:30.

Megjithëse vijnë nga dy fitore radhazi në Abissnet Superiore, kryeqytetasit ndodhen ende në pozitën e fundit të renditjes me 10 pikë, por diferenca me skuadrat e tjera mbetet e vogël. Në përballjet me Teutën dhe Laçin, Partizani ka shfaqur qëndrueshmëri në repartin e prapavijës, duke mos pësuar asnjë gol.