Kombëtaret

Brajan Gruda në formacionin ideal të xhiros së gjashtë të Ligës së Kombeve

Paraqitja e Brajan Grudës me Gjermaninë i ka siguruar atij një vend në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë të Ligës së Kombeve, sipas SofaScore. Futbollisti me prejardhje shqiptare mori vlerësimin 9.6, një nga notat më të larta në këtë formacion. Në pjesën sulmuese të formacionit, Gruda…

Brajan Gruda në formacionin ideal të xhiros së gjashtë të Ligës së Kombeve

Paraqitja e Brajan Grudës me Gjermaninë i ka siguruar atij një vend në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë të Ligës së Kombeve, sipas SofaScore. Futbollisti me prejardhje shqiptare mori vlerësimin 9.6, një nga notat më të larta në këtë formacion.

Në pjesën sulmuese të formacionit, Gruda renditet krahas Jeremy Doku, Kevin De Bruyne dhe Florian Wirtz.

Në fitoren 5-0 të Gjermanisë kundër Holandës, ai shënoi një gol dhe dha dy asistime. Në minutën e 65-të përgatiti golin e Nico Schlotterbeckut, ndërsa gjashtë minuta më pas asistoi Florian Wirtzin për golin e katërt të gjermanëve. Vetë Gruda realizoi golin e pestë në minutën e 77-të.

Përtej golit dhe dy asistimeve, ai regjistroi tri pasime kyçe, përfundoi 29 pasime dhe fitoi shtatë duele.

22-vjeçari do të kthehet tani te Leipzigu, që të shtunën luan në transfertë ndaj Union Berlinit. Ylli shqiptar synon ta ruajë edhe në klub formën e treguar me kombëtaren.