Kombëtaret

Irlanda triumfon 3-0 ndaj Kosovës në Dublin, por “Dardanët” sigurojnë qëndrimin në Ligën B

Kosova u mposht 3-0 nga Irlanda në Dublin, në përballjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Vendasit kaluan në avantazh pas një episodi në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi preku topin me dorë brenda zonës dhe u ndëshkua me karton të kuq. Si pasojë, Irlanda fitoi një penallti, të cilën Troy…

Irlanda triumfon 3-0 ndaj Kosovës në Dublin, por “Dardanët” sigurojnë qëndrimin në Ligën B

Kosova u mposht 3-0 nga Irlanda në Dublin, në përballjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Vendasit kaluan në avantazh pas një episodi në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi preku topin me dorë brenda zonës dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Si pasojë, Irlanda fitoi një penallti, të cilën Troy Parrott e ktheu në gol në minutën e 28-të.

Irlanda e ruajti epërsinë minimale deri në përfundim të pjesës së parë, ndërsa pesë minuta pas nisjes së fraksionit të dytë fitoi një tjetër 11-metërsh, pas ndërhyrjes së portierit Aro Muriq.

Troy Parrott u tregua sërish i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e dytë të tij personal dhe të dytin për ekipin irlandez.

Golin e tretë dhe të fundit të takimit e realizoi Jack Moylan në minutën e 75-të, me një goditje me kokë.

Edhe pse u largua nga Dublini me humbje, Kosova e siguroi vazhdimësinë në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi dueli mes Izraelit dhe Austrisë u mbyll në barazim 1-1.

“Dardanët” e mbyllën ciklin e garave me një fitore, dy humbje dhe tri barazime.