Kombëtaret

Kosova do të luajë me fanella të bardha ndaj Irlandës

Për ndeshjen e sotme kundër Irlandës, Kombëtarja e Kosovës do të zbresë në fushë me uniforma të bardha. Përballja në Dublin nis në orën 20:45. Para kësaj sfide vendimtare të Ligës së Kombeve, në faqet zyrtare u publikua edhe një mesazh motivues për “Dardanët”, ku nënvizohet se skuadra është e…

Kosova do të luajë me fanella të bardha ndaj Irlandës

Për ndeshjen e sotme kundër Irlandës, Kombëtarja e Kosovës do të zbresë në fushë me uniforma të bardha. Përballja në Dublin nis në orën 20:45.

Para kësaj sfide vendimtare të Ligës së Kombeve, në faqet zyrtare u publikua edhe një mesazh motivues për “Dardanët”, ku nënvizohet se skuadra është e përgatitur maksimalisht.

“Në Dublin me fanellat e bardha! Jemi gati për sfidën e radhës, krenarë për Kosovën dhe plot besim te misioni ynë. Të bashkuar e të vendosur drejt një synimi të vetëm: forca Kosovë! Dardanët, krenaria jonë!”, thuhet në njoftim.