Përfaqësuesja e Kosovës U19 nuk mori asnjë pikë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.
Edhe pse ekipi kishte një gjeneratë premtuese, të rinjtë e Kosovës u mundën nga Belgjika, Skocia dhe Kazakistani.
Në takimin e parë, Kosova U19 pësoi humbje 2-0 ndaj Belgjikës U19. Dardanët paraqitën lojë solide dhe patën disa raste për të shënuar, por nuk arritën ta gjenin rrugën e rrjetës.
Më pas, skuadra u mposht 1-0 nga Skocia U19. Kosova zhvilloi një ndeshje më të mirë, por nuk i konkretizoi aksionet e krijuara.
Në përballjen e fundit, Kazakistani fitoi me rezultatin minimal 0-1. Kështu, Kosova U19 e mbylli garën pa pikë dhe pa gola të shënuar, ndërsa tri përfaqësueset e tjera kaluan në fazën e dytë.
Në kualifikueset e ardhshme, Kosova do të garojë sërish në Ligën B.
