Kombëtaret

Kelleher para përballjes me Kosovën: Ndeshje vendimtare për Irlandën

Irlanda pret Kosovën të martën në Dublin, në një ndeshje që nis në orën 20:45 dhe ku synon tri pikët për t’u ngjitur në vendin e dytë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Portieri i kombëtares irlandeze, Caoimhin Kelleher, tha në konferencën për media para takimit se skuadrën e tij e pret një…

Kelleher para përballjes me Kosovën: Ndeshje vendimtare për Irlandën

Irlanda pret Kosovën të martën në Dublin, në një ndeshje që nis në orën 20:45 dhe ku synon tri pikët për t’u ngjitur në vendin e dytë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Portieri i kombëtares irlandeze, Caoimhin Kelleher, tha në konferencën për media para takimit se skuadrën e tij e pret një përballje e vështirë, por se synimi është një rezultat pozitiv në stadiumin “Aviva”.

Kelleher e përshkroi ndeshjen si shumë të rëndësishme për Irlandën. Ai tha se skuadra duhet të nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi, të mbajë anët pozitive dhe se shpreson të arrijë një rezultat të madh të nesërmen.

Irlandezët e dinë se Kosova i mposhti 1-0 në Prishtinë në shtator, në takimin e parë mes tyre. Këtë herë, Kelleher dhe bashkëlojtarët e tij synojnë fitoren, pasi barazimi nuk do t’u mjaftonte për ta kaluar Kosovën në renditjen e grupit.