Premier League

Haaland pyetet për çështjen financiare të Cityt: Nuk di mjaftueshëm për të dhënë përgjigje

Erling Haaland foli për çështjen financiare të Manchester Cityt, pasi klubi anglez u shpall fajtor për 114 shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier. Sulmuesi norvegjez, i cili është në grumbullim me përfaqësuesen e Norvegjisë, tha se e ka të vështirë t’i përgjigjet pyetjes për këtë rast,…

Haaland pyetet për çështjen financiare të Cityt: Nuk di mjaftueshëm për të dhënë përgjigje

Erling Haaland foli për çështjen financiare të Manchester Cityt, pasi klubi anglez u shpall fajtor për 114 shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

Sulmuesi norvegjez, i cili është në grumbullim me përfaqësuesen e Norvegjisë, tha se e ka të vështirë t’i përgjigjet pyetjes për këtë rast, pasi nuk ka shumë informacion dhe nuk ka lexuar gjerësisht rreth tij.

Haaland u shpreh se pret që përgjigjet të dalin në ditët në vijim, por nuk e di saktësisht se kur do të ndodhë kjo.

Sa i përket lidhjes së tij me klubin, ai theksoi se është lojtar i Manchester Cityt dhe ndihet jashtëzakonisht i lumtur aty.

Manchester City e ka apeluar vendimin e komisionit të pavarur. Seanca dëgjimore pritet të zhvillohet para përfundimit të këtij viti dhe, nëse vendimi konfirmohet, klubi pritet të mësojë dënimin para fundit të këtij sezoni.