Kombëtaret

Austria mposht Irlandën, Kosovës i mjafton barazimi në Dublin për vendin e dytë

Me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Irlandës, Austria siguroi kualifikimin direkt në Ligën A të Ligës së Kombeve. Për ekipin e drejtuar nga Ralf Rangnick, golin e vetëm e shënoi Sasa Kalajdzic në minutën e 78-të. Rezultati i shërben edhe Kosovës, e cila mbetet e dyta përpara ndeshjes në udhëtim me…

Austria mposht Irlandën, Kosovës i mjafton barazimi në Dublin për vendin e dytë

Me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Irlandës, Austria siguroi kualifikimin direkt në Ligën A të Ligës së Kombeve. Për ekipin e drejtuar nga Ralf Rangnick, golin e vetëm e shënoi Sasa Kalajdzic në minutën e 78-të.

Rezultati i shërben edhe Kosovës, e cila mbetet e dyta përpara ndeshjes në udhëtim me Irlandën më 17 nëntor. Kosova barazoi sot 0-0 me Izraelin në Prishtinë dhe ka gjashtë pikë, ndërsa Austria arriti në 11, pesë më shumë. Irlanda mbetet me pesë pikë.

Në Dublin, Kosovës i mjafton një pikë për të siguruar vendin e dytë në grupin B3. Kjo pozitë e dërgon në “play-off” kundër njërës prej skuadrave të renditura të treta në Ligën A.