Kombëtaret

Lutfi Dalipi viziton për herë të parë Dardanët

Në prag të përballjes me Izraelin, stërvitjen zyrtare të Kombëtares së Kosovës e ndoqi sot një mysafir i veçantë. Lutfi Dalipi, i cili tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, u takua me bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe me stafin teknik. Presidenti Agim Ademi e…

Lutfi Dalipi viziton për herë të parë Dardanët

Në prag të përballjes me Izraelin, stërvitjen zyrtare të Kombëtares së Kosovës e ndoqi sot një mysafir i veçantë.

Lutfi Dalipi, i cili tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, u takua me bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe me stafin teknik.

Presidenti Agim Ademi e mirëpriti duke i dhuruar fanellën dardane, të cilën Dalipi së shpejti do ta veshë me krenari.