Kombëtaret

Foda vlerëson tri prurjet e Kosovës dhe vendimin e Lutfi Dalipit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me përshtatjen e Lindrit Kamberit, Enis Rexhepit dhe Bleon Kurtulusit në Kombëtare. Të tre futbollistët janë ftuar për herë të parë në përfaqësuesen A. Sipas trajnerit gjerman, lojtarët kanë lënë përshtypje shumë të mira gjatë…

Foda vlerëson tri prurjet e Kosovës dhe vendimin e Lutfi Dalipit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me përshtatjen e Lindrit Kamberit, Enis Rexhepit dhe Bleon Kurtulusit në Kombëtare. Të tre futbollistët janë ftuar për herë të parë në përfaqësuesen A.

Sipas trajnerit gjerman, lojtarët kanë lënë përshtypje shumë të mira gjatë stërvitjeve. Ai tha se stafi i kishte ndjekur vazhdimisht edhe më parë dhe se integrimi i tyre në skuadër ka përmbushur pritjet. Foda nuk e përjashtoi mundësinë që njëri prej tyre ta nisë si titullar ndeshjen ndaj Izraelit.

Foda foli edhe për vendimin e talentit Lutfi Dalipi që të përfaqësojë Kosovën. Përzgjedhësi tregoi se kishte qenë në kontakt me futbollistin për një kohë të gjatë dhe u shpreh i lumtur që ai i tha po Kosovës.