Liga e Kombeve vijon sonte me takime të rëndësishme, veçanërisht në Ligën A.
Vëmendja kryesore është te përballja mes Italisë dhe Francës në stadiumin “San Siro”, e cila nis në orën 20:45.
Franca kryeson Grupin A1 me 10 pikë, tri më shumë se Italia. Të dyja kombëtaret synojnë të kalojnë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Në orën 20:45 luhen edhe dy takime të Ligës A në Grupin 3: Çekia ndeshet me Spanjën, ndërsa Anglia pret Kroacinë.
Spanja e ka siguruar vendin në çerekfinale dhe udhëheq Grupin A3 me 12 pikë. Pas saj renditen Anglia me 9 pikë, Kroacia dhe Çekia pa pikë.
