Roma po largon tre futbollistë për të afruar talentin e madh italian

Lajme

Kanë mbetur më pak se 48 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit, ku këto orë janë vendimtare edhe për Romën.

Gjiganti italian ka afruar mbrojtësin e majtë spanjoll Angelino si huazim me të drejtë blerje prej gjashtë milionë eurove nga RB Leipzig.

Megjithatë te Roma po presin një tjetër ardhje në orët e fundit, por para se gjithash ata duhet të shesin për të pasur hyrje të reja.

Kryeqytetasit janë duke larguar tre futbollistë nga radhët e tyre, për t’i bërë vend një afrimi të ri.

Andrea Belotti po e kompleton huazimin te Fiorentina, ku klubi vjollcë do ta ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Ndërkohë nga Roma si huazim pritet të largohet edhe Marash Kumbulla me Sassuolon që është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

I fundit që pritet të largohet nga Giallorosët është mbrojtësi turk Zeki Celik që pritet t’i bashkohet Galatasarayt.

Giallorosët po punojnë për afrimin e talentit të madh italian Tommaso Baldanzi nga Empoli i cili është kërkesë e trajnerit Daniele De Rossi.

Për Baldanzin Roma është duke kërkuar huazimin e tij me obligim blerje prej 15 milionë eurove. /Telegrafi/



sport,roma,serie a , roma,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *