AC Milani ka dhënë një paraqitje madhështore në shtëpi, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën në formë, Frosinonen.
Vendasit kaluan në avantazh pas vetëm katër minutash lojë, kur Gabriele Calvani shënoi autogol. Në minutën e 20-të, Gonçalo Ramos dyfishoi shifrat pas një asistimi të Rabiot.
Frosinone u rikthye në ndeshje falë Patrizio Masinit, i cili doli përballë Maginan dhe nuk dështoi në rastin një kundër një në minutën e 25-të. Megjithatë, Ardon Jashari, i hedhur në fushë nga stoli, goditi fuqishëm dhe e çoi rezultatin në 3-1 në minutën e 48-të.
Alphadjo Cisse u përkujdes për golin e katërt pas një veprimi të shpejtë në minutën e 62-të, ndërsa Christian Pulisic vulosi fitoren e thellë me një parabolë mahnitëse në minutën e 68-të.
Me këtë sukses, Milani ngjitet në katërshen e parë me 27 pikë, kurse Frosinone qëndron në vendin e shtatë me 20 pikë.
