Kombëtaret

Hoxha dhe Shpendi pritet t’i bashkohen grupit para ndeshjes me Finlandën

Në përgatitje për ndeshjet kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Departamenti i Komunikimit në FSHF njoftoi se trajneri Rolando Maran i kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe se stërvitja u…

Hoxha dhe Shpendi pritet t’i bashkohen grupit para ndeshjes me Finlandën

Në përgatitje për ndeshjet kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Përgatitjet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të

Departamenti i Komunikimit në FSHF njoftoi se trajneri Rolando Maran i kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe se stërvitja u zhvillua me ngarkesë të plotë.

Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi punuan veçmas në fushë. Ata po rikuperohen nga dëmtimet e pësuara pas goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre përkatëse.

Dy futbollistët pritet të stërviten me grupin nesër, në seancën zyrtare para përballjes me Finlandën.

Programi i sotëm filloi në palestër dhe vijoi me punën e Maranit dhe ekipit për situata të ndryshme loje dhe aspekte taktike.

Nesër, në orën 11:00, Shqipëria do të zhvillojë stërvitjen zyrtare. Mediat do të lejohen ta ndjekin gjatë 15 minutave të para.

Po nesër, në orën 16:00, në stadium do të mbahet konferenca zyrtare e trajnerit Maran dhe një lojtari.

Për ekipin mik, konferenca zyrtare për mediat është caktuar në orën 11:30, ndërsa stërvitja zyrtare e Finlandës do të nisë në orën 12:30.

Shqipëria do të luajë kundër Finlandës të enjten në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje të UEFA Nations League. Të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.