Bundesliga

Bayern Munich shqyrton afrimin surprizë të ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius

Bayern Munich ka futur Loris Kariusin në planet e merkatos, ndërsa kapiteni Manuel Neuer pritet të dalë në pension gjatë verës. Ish-portieri i Liverpoolit mund të jetë një zgjidhje me përvojë për klubin gjerman. Brenda Bayernit është vendosur që Jonas Urbig të bëhet portieri i parë kur Neuer t’i…

Bayern Munich shqyrton afrimin surprizë të ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius

Bayern Munich ka futur Loris Kariusin në planet e merkatos, ndërsa kapiteni Manuel Neuer pritet të dalë në pension gjatë verës. Ish-portieri i Liverpoolit mund të jetë një zgjidhje me përvojë për klubin gjerman.

Brenda Bayernit është vendosur që Jonas Urbig të bëhet portieri i parë kur Neuer t’i japë fund karrierës, pas 16 vitesh në Bavari. Për sezonin e ardhshëm, drejtuesit kërkojnë t’i sigurojnë atij mbështetjen e një portieri me përvojë.

Gazetarët e Sky Sport, Florian Plettenberg dhe Florian Hartmann, raportojnë se Karius është një prej emrave në listën e kandidatëve që mund ta ndihmojnë Urbigun në edicionin e ardhshëm.

Në Säbener Straße, Karius vlerësohet si mundësi për rolin e rezervës së Urbigut. Gjithsesi, zgjedhja e preferuar e bordit mbetet Oliver Baumann, falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme në sezonet e fundit.

Një tjetër portier që Bayern Munich po shqyrton është Bernd Leno i Fulhamit.

Sipas mediumit gjerman, 34-vjeçari Leno do ta mirëpriste transferimin në Munich dhe është i gatshëm të jetë portier rezervë. Kthimi në jug të Gjermanisë do ta afronte gjithashtu me familjen e tij, e cila jeton pranë Stuttgartit.