Dion Kaçuri shkëlqen me një gol vendimtar pas një aksioni individual fantastik

Dion Kaçuri vulosi fitoren 2-1 të Austria Lustenaut kundër Grazerit, duke shënuar në minutën e 91-të pas një aksioni që nisi me rikuperimin e topit dhe përfundoi me një goditje të shkëlqyer. Mesfushori i Kosovës krijoi vetë momentin vendimtar: pas rikuperimit, nisi aksionin me një pasim të saktë,…

Dion Kaçuri shkëlqen me një gol vendimtar pas një aksioni individual fantastik

Dion Kaçuri vulosi fitoren 2-1 të Austria Lustenaut kundër Grazerit, duke shënuar në minutën e 91-të pas një aksioni që nisi me rikuperimin e topit dhe përfundoi me një goditje të shkëlqyer.

Mesfushori i Kosovës krijoi vetë momentin vendimtar: pas rikuperimit, nisi aksionin me një pasim të saktë, kaloi kundërshtarin me driblim dhe e dërgoi topin në rrjetë me një finalizim brilant.

Goli i realizuar në fundjavë ishte i dyti për 22-vjeçarin këtë sezon. Kaçuri ka dhënë gjithashtu një asistim dhe luajti të gjitha minutat e ndeshjes, ku u shpall lojtari më i mirë në fushë.

Kaçuri është i huazuar te Austria Lustenau nga Baseli deri në përfundim të sezonit. Së fundmi, ai u ftua nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve.