Kombëtaret

Asani jashtë listës së Shqipërisë, Maran shpjegon zgjedhjet pa ia përmendur emrin

Jasir Asani nuk është përfshirë në listën që Kombëtarja publikoi sot për përballjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Për mungesën e sulmuesit në përzgjedhjen e trajnerit Rolando Maran, këtij të fundit iu kërkua një shpjegim gjatë daljes para mediave. Megjithëse gazetarët e pyetën drejtpërdrejt për…

Asani jashtë listës së Shqipërisë, Maran shpjegon zgjedhjet pa ia përmendur emrin

Jasir Asani nuk është përfshirë në listën që Kombëtarja publikoi sot për përballjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Për mungesën e sulmuesit në përzgjedhjen e trajnerit Rolando Maran, këtij të fundit iu kërkua një shpjegim gjatë daljes para mediave.

Maran “fshin” Jasir Asanin te Shqipëria? Ja përgjigjja e

Megjithëse gazetarët e pyetën drejtpërdrejt për ish-sulmuesin e Partizanit, Maran nuk e përmendi në asnjë çast me emër. Kjo mënyrë përgjigjeje la hapësirë për pikëpyetje rreth marrëdhënies mes trajnerit të Shqipërisë dhe Asanit.

Në shpjegimin e tij, Maran iu referua asaj që kishte deklaruar për Tucin, duke theksuar se pak a shumë i njëjti qëndrim zbatohej edhe për futbollistë të tjerë. Ai siguroi se këta lojtarë vazhdojnë të jenë në vëmendjen e stafit.

Sa i përket listës së nëntorit, trajneri sqaroi se kishte zgjedhur t’u jepte vazhdimësi futbollistëve që i kishin krijuar besim dhe që e kishin bindur me paraqitjet në takimet e mëparshme.