Bundesliga

Haaland kalon Messin dhe bëhet golashënuesi më efikas në historinë e Ligës së Kampionëve

Erling Haaland shënoi në triumfin 3-2 të Manchester Cityt ndaj RB Leipzigut në Gjermani, duke e çuar në 62 numrin e golave në 61 ndeshje të Ligës së Kampionëve. Me këtë bilanc, sulmuesi i Cityt u bë lojtari i vetëm në historinë e kompeticionit që ka shënuar më shumë gola sesa ka zhvilluar ndeshje,…

Haaland kalon Messin dhe bëhet golashënuesi më efikas në historinë e Ligës së Kampionëve

Erling Haaland shënoi në triumfin 3-2 të Manchester Cityt ndaj RB Leipzigut në Gjermani, duke e çuar në 62 numrin e golave në 61 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Me këtë bilanc, sulmuesi i Cityt u bë lojtari i vetëm në historinë e kompeticionit që ka shënuar më shumë gola sesa ka zhvilluar ndeshje, mes futbollistëve me të paktën 20 paraqitje.

Të dhënat e MisterChip tregojnë se norvegjezi ka shënuar mesatarisht 1.02 gola për ndeshje.

Kështu, Haaland kaloi Lionel Messin në renditjen historike të efikasitetit. Argjentinasi ka mesatare prej 0.79 golash për ndeshje, me 129 gola në 163 paraqitje.