Bundesliga

Harry Kane zgjat kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2029

Bayern Munich ka konfirmuar se sulmuesi anglez Harry Kane ka firmosur një kontratë të re, e cila e mban te klubi bavarez deri në vitin 2029. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, 33-vjeçari tha se ndihet shumë krenar që do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut. Ai shprehu dashurinë për klubin,…

Harry Kane zgjat kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2029

Bayern Munich ka konfirmuar se sulmuesi anglez Harry Kane ka firmosur një kontratë të re, e cila e mban te klubi bavarez deri në vitin 2029.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, 33-vjeçari tha se ndihet shumë krenar që do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut. Ai shprehu dashurinë për klubin, tifozët dhe “Allianz Arenën”, ndërsa vlerësoi skuadrën dhe trajnerin Vincent Kompany.

Kontrata e re vjen pas një periudhe të suksesshme për Kane, i cili së fundmi fitoi ‘Topin e Artë 2026’, çmimin e parë të këtij niveli në karrierën e tij.

Në sezonin 2026/27, sulmuesi shënoi 61 gola dhe dha shtatë asistime në 51 ndeshje në të gjitha garat. Formën e mirë e ka ruajtur edhe në edicionin aktual, ku numëron 10 gola dhe tetë asistime në 14 paraqitje.