La Liga

Katër fitore në transfertë me gola në fund, Real Madridi shkruan historinë në Champions

Katër suksese në transfertë, të siguruara me gola vendimtarë në minutat shtesë brenda vetëm 21 muajsh, i kanë dhënë Real Madridit një rekord historik në Ligën e Kampionëve. Madrilenët kanë treguar sërish aftësinë për ta përcaktuar fatin e takimeve në çastet përmbyllëse. Statistikat e publikuara…

Katër fitore në transfertë me gola në fund, Real Madridi shkruan historinë në Champions

Katër suksese në transfertë, të siguruara me gola vendimtarë në minutat shtesë brenda vetëm 21 muajsh, i kanë dhënë Real Madridit një rekord historik në Ligën e Kampionëve. Madrilenët kanë treguar sërish aftësinë për ta përcaktuar fatin e takimeve në çastet përmbyllëse.

Statistikat e publikuara nga MisterChip tregojnë se, deri në shkurt të vitit 2025, Reali nuk kishte fituar kurrë si mysafir në këtë kompeticion falë një goli fitoreje të realizuar nga minuta e 90-të e tutje. Pikërisht atë muaj mori fund kjo mungesë në historikun e klubit.

Prej asaj kohe, skuadra madrilene ka siguruar katër fitore dramatike larg fushës së saj, duke shënuar golat që vendosën ndeshjet gjatë kohës shtesë.

Në stadiumin “Etihad”, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior i lanë të heshtur tifozët vendas me realizimet vendimtare. Antonio Rudiger e përjetoi festën në Romë, ndërsa Federico Valverde iu bashkua kësaj liste në përballjen më të fundit të madrilenëve me AEK Athinës.

Në të gjithë historinë e Ligës së Kampionëve, asnjë ekip tjetër nuk ka mbledhur kaq shumë fitore në udhëtim përmes golave vendimtarë pas minutës së 90-të brenda një intervali kaq të shkurtër.

Me këtë rekord, Reali ka kaluar edhe rivalin e qytetit, Atletico Madridin. Ky i fundit kishte realizuar një arritje të ngjashme gjatë afro pesë vjetëve, në periudhën nga viti 2020 deri më 2024.