Conference League

Egnatia me 20 lojtarë ndaj Universitatea Craiova, Dede humbet edhe Grudën, por rikuperon Bitrin

Për transfertën rumune kundër Universitatea Craiova, Nevil Dede do të ketë në dispozicion një grup të reduktuar në 20 lojtarë. Egnatia do ta zhvillojë nesër, në orën 21:00, takimin e saj të tretë në Conference League. Mungesës së konfirmuar të Eljon Sotës, i cili ndodhet në Barcelonë për t’iu…

Egnatia me 20 lojtarë ndaj Universitatea Craiova, Dede humbet edhe Grudën, por rikuperon Bitrin

Për transfertën rumune kundër Universitatea Craiova, Nevil Dede do të ketë në dispozicion një grup të reduktuar në 20 lojtarë. Egnatia do ta zhvillojë nesër, në orën 21:00, takimin e saj të tretë në Conference League.

Mungesës së konfirmuar të Eljon Sotës, i cili ndodhet në Barcelonë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, i shtohet edhe ajo e Ildi Grudës. Sulmuesi nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi i pësuar në përballjen me Tiranën, duke ia vështirësuar Dedes përzgjedhjet për repartin e avancuar.

Gruda ka spikatur në arenën evropiane dhe pamundësia për ta aktivizuar i ndryshon planet trajnerit. Për sulmin, Dede mund të shqyrtojë alternativat Adjessa, Albanese, Hoxha dhe Loukili.

Nga mbrojtja, ndërkohë, vjen lajmi i rikuperimit të Eneo Bitrit, i cili është i gatshëm për t’u vënë në shërbim të trajnerit në qendër të repartit. Për të zëvendësuar Eljon Sotën, Dede do të mbështetet te Ledjo Beqja.