Conference League

Egnatia udhëton nesër drejt Rumanisë për Conference League, ndërsa pret lajme nga Barcelona

Egnatia do të luajë të enjten, më 5 nëntor, në orën 21:00, ndeshjen e saj të tretë në Conference League. Përballë do të ketë Universitatea Craiova. Një ditë përpara takimit, vëmendja e rrogozhinasve është edhe në Barcelona, ku Eljon Sota do t’i nënshtrohet sot një ndërhyrjeje kirurgjikale.…

Egnatia udhëton nesër drejt Rumanisë për Conference League, ndërsa pret lajme nga Barcelona

Egnatia do të luajë të enjten, më 5 nëntor, në orën 21:00, ndeshjen e saj të tretë në Conference League. Përballë do të ketë Universitatea Craiova.

Një ditë përpara takimit, vëmendja e rrogozhinasve është edhe në Barcelona, ku Eljon Sota do t’i nënshtrohet sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Teutës: dislokacion akut të kyçit të këmbës.

Është e qartë se Sota do të qëndrojë gjatë jashtë fushës, por Egnatia pret përfundimin e operacionit për të marrë një përgjigje përfundimtare. Më pas, mbrojtësi do të nisë fazën e rikuperimit.

Siç është bërë e ditur më parë, procesi i plotë i rikuperimit të Sotës mund të zgjasë 5-6 muaj. Kjo do të thotë se 28-vjeçari mund të humbasë pjesën më të madhe të sezonit dhe të kthehet në fushë gjatë fazës së fundit të Superiores.