FIFA i jep dritën jeshile Vllaznisë për merkato, në prag të sfidës me Malishevën

FIFA i jep dritën jeshile Vllaznisë për merkato, në prag të sfidës me Malishevën

Lajme

Vllaznia ka marrë një lajm pozitiv vetëm një ditë përpara përballjes me Malishevën në Conference League, takim që është planifikuar të luhet të enjten. Klubi shkodran është njoftuar nga FIFA se tashmë mund të veprojë lirisht në merkato.

Pas këtij komunikimi, kuqeblutë kanë mundësinë të ndërhyjnë në treg për të mbushur boshllëqet e krijuara nga largimet e shumta dhe për t’i vënë në dispozicion trajnerit Edi Martini lojtarë me peshë.

Pengesa që kishte bllokuar më herët lëvizjet e drejtuesve për afrime të reja lidhej me disa detyrime të papaguara ndaj dy futbollistëve, Eslit Salës dhe një ish-lojtari të huaj.

Promo