Pas suksesit dramatik ndaj Kolumbisë me penallti, kapiteni shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka përcjellë një mesazh emocionues në rrjetet sociale.
Zvicra arriti një kualifikim historik në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, ndërsa Xhaka reagoi menjëherë pas këtij momenti të madh.
Në fazën e 1/8-tës, helvetikët kaluan tutje përballë Kolumbisë pas një sfide plot dramë, duke fituar 4-3 në ekzekutimin e penalltive dhe duke mbajtur gjallë shpresat në turneun më të madh të futbollit.
Menjëherë pas ndeshjes, Xhaka publikoi në llogarinë e tij në Instagram një mesazh të shkurtër, ku shprehu gëzimin për arritjen e skuadrës.
“Rrugëtimi vazhdon… Ëndrra është ende gjallë. Jemi në çerekfinale. Le të vazhdojmë të besojmë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.
Falë këtij triumfi, Zvicra tashmë është pjesë e tetë kombëtareve më të mira të Botërorit dhe synon ta çojë më tej këtë rrugëtim historik në fazat përfundimtare të garës.
Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me kampionët e botës, Argjentinën, në takimin që është paraparë të zhvillohet nga ora 03:00 në mëngjesin e së dielës.


