Dinamo ka bërë publike listën e futbollistëve të gatshëm në prag të ndeshjes ndaj Astanës, takim që vlen për raundin e parë të Conference League.
Problemet kryesore për skuadrën dinamovite shfaqen në repartin mbrojtës, ku mungojnë Faton Neziri dhe Bekim Maliqi. Të dy lojtarët kanë shqetësime fizike dhe nuk do të jenë në dispozicion për të ndihmuar ekipin.
Ndërkohë, një lajm pozitiv për trajnerin Ilir Daja është prania e Hekuran Berishës. Talenti ofensiv vjen pas një gjysmë-sezoni spektakolar me Dukagjinin në Kosovë dhe tashmë konsiderohet gati të tregojë vlerat e tij edhe me Dinamon, sidomos në Conference League.

Takimi i parë mes Dinamos dhe Astanës do të luhet më 9 korrik, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja e kthimit është programuar për më 16 korrik, në transfertë.

Lista e plotë:
Porta: Edmir Sali, Aldo Teqja, Tomas Kiri.
Mbrojtja: Usni Ismaili, Erion Hoxhallari, Fabjan Perndreca, Naser Aliji, Ardit Manjani, Lorran.
Mesfusha: Eridon Qardaku, Malomo Ayodeji, Klevi Qefalia, Bruno Dita, Isi Manellari.
Sulmi: Lorenco Vila, Ruben Silva-Richards, Dejvi Metaj, Florenc Ferruku, Hekuran Berisha, David Fadairo, Mustapha Koma, Bright James.


