Të enjten, Vllaznia luan përballë Malishevës në takimin e parë të raundit të parë kualifikues të Conference League. Ndeshja është planifikuar të nisë në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ndërkohë, është publikuar edhe lista e lojtarëve të shkodranëve për këtë përballje, një listë që paraqitet mjaft e kufizuar. Ajo që bie menjëherë në sy është fakti se janë në dispozicion vetëm 3 mbrojtës, ndërsa Herald Marku rezulton të jetë i vetmi nga afrimet e reja.

Në këtë sfidë mungon edhe sulmuesi Rrok Toma, i huazuar nga Partizani enkas për ndeshjet e Kupave të Evropës. Më poshtë gjendet lista e plotë e Vllaznisë për duelin me Malishevën.

LISTA:
PORTIERË: Leon Pohls, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj.
MBROJTËS: Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Celikovic.
MESFUSHORË: Cristian Dros, Sherif Kallaku, Edon Murataj, Herald Marku, Klini Qato, Ensar Tafili.
SULMUES: Bekim Balaj, Aris Ara, Geralb Kubazi.


