Ish-portieri i Manchester United, David de Gea, raportohet se është në bisedime me klubin e Ligës Saudite, Al-Shabab.
De Gea u largua nga “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit të kaluar, duke i dhënë fund aventurës 12-vjeçare në “Old Trafford”. 33-vjeçari dukej se do të nënshkruante një kontratë të re me klubin qershorin e kaluar, duke hequr dorë nga një pjesë e pagës, por United më pas u tërhoq nga bisedimet dhe vendosi që të nënshkruajë me Andre Onanan.
Pasi paraprakisht ishte lidhur me një kalim tek Al-Nassr dhe Neëcastle United, mediumi anglez Daily Mail pretendon se bisedimet me Al-Shabab për transferimin e tij janë të avancuara.
De Gea, i cili pati 545 paraqitje për United, thuhej se u largua nga klubi për shkak se bordi i klubit dëshironte një portier i cili di të luajë me topin në këmbë dhe mund të nis aksionet.
Teksa Onana është më i mirë në këtë aspekt, është e debatueshme nëse gjiganti anglez kishte të drejtë kur lejoi largimin e De Geas.
Sezonin e fundit të De Geas me fanellën e United, ai e fitoi ‘Dorezën e Artë’ të Ligës Premier pasi mbajti 17 porta të pastra në sezonin ku United përfundoi në pozitën e tretë në tabelë.
Kjo njëherësh ishte hera e dytë që spanjolli e kishte fituar këtë çmim, pasi paraprakisht kishte qenë fitues i tij edhe në sezonin 2017/18 kur atëherë kishte mbajtur 18 porta të pastra. /Telegrafi/
sport,al shabab,David de Gea,liga pro saudite , al shabab,David de Gea,liga pro saudite